Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sfida e “Selman Stërmasit”, Bardhi në dyshim te Partizani, Teutës i kthehet Lena

Partizani kërkon të vijojë të ngjisë shkallët në tabelën e klasifikimit. Kundërshtari i radhës për Starovën dhe skuadrën e tij është Teuta, që ka vetëm tri pikë më pak se të kuqtë, me Maganin që kërkon të rikthejë buzëqeshjen pas disfatës që pësoi në shtëpi nga Kamza. Problemet për trajnerin e të kuqve nuk mungojnë. Jurgen Bardhi, titullar në qendër të sulmit në ndeshjen e fundit ndaj Lushnjës, mbetet në dyshim. Gjendja e të cilit do të vlerësohet deri pak orë para takimit. Nëse nuk ia del trajneri mund të vendosë t’i japë një shans dhe Realdo Filit, një futbollist i vlerësuar sezonin e kaluar, por që humbi në skemat e Iulianos. Për pjesën tjetër, Starova i qëndron motos skuadra që fiton nuk ndryshohet, dhe pritet t’u besojë në pjesën më të madhe titullarëve që zbritën në fushë ndaj Lushnjës. Te Teuta, lajmi i mirë për Gugash Maganin është rikthimi i kapitenit Nijaz Lena. Në kampin bregdetar, pavarësisht shkallës së vështirësisë që paraqet sfida, nuk kanë shumë llogari për të bërë, u duhet të kërkojnë maksimumin përballë çdo kundërshtari pas 3 ndeshjeve ku Teuta ka koleksionuar vetëm dy pikë. Në krahun tjetër, fitorja me Lushnjën ka shtuar besimin te Partizani, që me Starovën ka ndryshuar dhe trendin e rezultateve. Në janar do të realizohen ndërhyrjet e nevojshme në merkato, për të riformatuar grupin pas largimeve të lojtarëve të afruar gjatë verës. Pas lamtumirës së fundit të La Cameras rrezikon të ketë të njëjtin fat dhe Adorjan. Skuadra duhet të marrë sa më shumë pikë, për të mos kompromentuar dhe objektivin për të shkuar në Kupat e Europës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...