Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sfida e Luftëtarit, të konfirmojë “yjet” dhe të surprizojë

Luftëtari më në fund është rikthyer aty ku të gjithë prisnin, te loja e bukur dhe rezultative, duke dhuruar disa surpriza të këndshme ashtu si një edicion më parë. Sigurisht që të rikonfirmohesh është një sfidë e vështirë, sidomos për një skuadër të vogël si Luftëtari, që erdhi nga Kategoria e Parë në sezonin 2016-2017. Megjithatë, duket se gjirokastritët janë në rrugën e duhur, pasi ndryshuan timonierin e ekipit në momentin e duhur dhe tashmë frytet e punës së Hasan likës dhe futbollistëve bluzinj po korren në fushën e lojës. Por drejtuesit e klubit kanë një tjetër sfidë të madhe përpara në këtë periudhë merkatoje: të konfirmojnë “yjet” e skuadrës. Nuk është mister fakti që Bregu dhe Abazaj janë lojtarët më të kërkuar në superiore, dy futbollsitë të rinj në moshë që do të ishin investim goxha i mirë për të ardhmen. Ofertat nuk mungojnë, por duhet parë se çfarë qëllimi ka presidenca e Luftëtarit dhe duhet marrë në konsideratë dëshira e futbollistëve. Si Bregu ashtu edhe Abazaj kanë konfirmuar vijimin e punës së nisur në Gjirokastër deri në fund të sezonit, për të synuar më pas largimin drejt një kampionati më të fortë në merkaton e verës. Me këta dy futbollistë në përbërje dhe Rrocën që plotëson “treshen e mrekullive” për Luftëtarin mbijetesa nuk duket të jetë problem. Presidenca ka premtuar për ndërhyje në merkato në mënyrë që të përforcojë më tej këtë grup të mrekullueshëm, që nëse konfirmohet deri në fund mund të shkaktojë  të tjera supriza të këndshme.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...