Eredivisie

Sezonin e ardhshëm “Amsterdam Arena” do të quhet “Johan Cruyff Arena”

Ajo që përflitej prej kohësh tashmë është bërë zytare. Stadiumi i Ajaxit, skuadrës më të titulluar në Holandë, nga sezoni i ardhshëm nuk do të quhet “Amsterdam Arena” por “Johan Cruyff Arena”. Logoja e re e stadiumit të “harkëtarëve” do të prezantohet më 25 prill, që korrespondon me 71-vjetorin e lindjes së legjendës së futbollit holandez. Johan Cruyff u nda nga jeta më 24 mars të 2016-ës, në moshën 68-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

To Top