Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sevilla ‘përmbys’ Atleticon, Valencia mposht Alavesin

Kupa e Mbretit në Spanjë ka dhuruar spektakël në përballjet e sotme. Vëmendja ishte përqendruar te sfida mes Atleticos së Madridit dhe Sevillas, që përfundoi me fitoren 1-2 të andaluzianëve.

Vincenzo Montella nuk e kishte nisur aspak mirë aventurën e tij në Spanjë, teksa ka humbur të 2 ndeshjet e kampionatit, por në kupë po tregon se ka një tjetër qasje.

Në ‘Wanda Metropolitana’ ishte Diego Costa që kaloi skuadrën e Simeones në avantazh, në minutën e 72-të, por Sevilla u kundërpërgjigj me 2 gola të shënuar në 10 minutat e fundit dhe mori një fitore mjaft të rëndësishme, ndonëse kualifikimi do të vendoset vetëm pasi të luhet edhe një 90-minutësh në Andaluzi.

Fitore me përmbysje mori edhe Valencia ndaj Alavesit, po me të njëjtin rezultat, 2-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh, në fillim të pjesës së dytë, por skuadra e Marcelinos përmbysi gjithçka me golat e Guedes dhe Rodrigo.

Aktualisht po luhet edhe sfida e 3-të e mbrëmjes, derbi i Katalunjës mes Espanjolit dhe Barcelonës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...