Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sergio Ramos beson: Mund të përmbysim diferencën me Barçën

Humbja 2-1 në fushën e Gironas ishte e papritur për Realin e Madridit, që tashmë e sheh veten në vendin e tretë na La Liga, me 8 pikë më pak se Barcelona. Sipas kapitenit, Sergio Ramos, “Los Blancos” nuk duhet të lënë më pikë rrugës, për të shpresuar te titulli.

“Te Reali i Madridit gjithcka lëviz shumë shpejt, nuk kemi kohë për t’u qarë për humbjen ndaj Gironas. Duhet të përqendrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe të mos lëmë pikë të tjera rrugës. Nuk është hera e parë që jemi 8 pikë larg rivalëve tanë. Ka ndodhur që kjo diferencë është rikuperuar dhe ne jemi shpallur kampionë. Ne jemi kampionët në fuqi dhe duhet të mësojmë nga gabimet. Megjithatë, mund të mos varet gjithcka nga ne, sepse, nëse Barcelona nuk lë shumë pikë rrugës, sërish do të shpallej kampione, edhe nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet tona.”

Përsa i përket rinovimit të kontratës me Realin, Ramos theksoi se nuk shqetësohet aspak, pasi marrëveshja aktuale përfundon pas tre vitesh dhe, nëse do të ishte e nevojshme, për 2 minuta do të binte dakord me presidentin Perez.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...