Kupa e Shqiperise

Selmani: Gabova te penalltia, s’kam preferenca për finalen

Gentian Selmani la pas dëmtimin dhe u vendos mes shtyllave për sfidën e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës, ku tregoi edhe njëherë se është një nga pikat më të forta të Laçit. Ai u përzgjodh lojtari më i mirë i takimit të sotëm, teksa me pritjet e tij vendimtare, ndihmoi skuadrën të shkojë drejt finales së Kupës.

Rikthehet Selmani në portë, por edhe Laçi tek rezultatet pozitive. A është kjo rastësi?
Mendoj se ndeshjet ku nuk kemi marrë rezultat pozitiv, gjithsesi kemi luajtur mirë. Sot ndikoi edhe rikthimi im, por ishte edhe puna e skuadrës, që arritëm të shënojmë golin.

Kishit frikë se gjyqtari mund t’iu ndëshkonte me të kuq tek penalltia?
Bëra gabim tek dalja e Gurit, sepse më kapi kundra kohë dhe i bëra faull. Arbitri do bënte super gabim nëse do më jepte të kuq, pasi unë u hodha për topin.

Cilën skuadër dëshironi në finale?
Do jetë një ndeshje e fortë, kushdo ta meritojë, si Skënderbeu, si Flamurtari. Ne do luajmë fort për të fituar.

Si është gjendja fizike? Ka ardhur koha për një aventurë jashtë Shqipërisë?
Fizioterapisti më kishte thënë se do isha i gatshëm për takimin e fundjavës, por zgjodha të sakrifikoj për ndeshjen e sotme. Mendoj të fitojmë Kupën dhe të hyjmë në Europë, për të ardhmen nuk i dihet. Shpresoj të bëj paraqitje të mira.

To Top