Bundesliga

Schalke mposht Dortmundin dhe ‘blindon’ vendin e dytë

Schalke 04 ka blinduar pozitat në vendin e dytë të renditjes, teksa ka mposhtur pasditen e sotme Borusian e Dortmundit me rezultatin 2-0.

Në ‘Gelserkirshen’, blutë arritën të shënojnë dy herë në pjesën e dytë, fillimisht me anë të fantazistit ukrainas Konoplianka dhe më pas me anë të Naldos, duke vulosur suksesin ndaj një rivali direkt për vendin e dytë.

Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi, Schalke renditet në vendin e dytë me 55 pikë, 4 më tepër se Leverkuseni dhe Dortmudi që e ndjekin nga pas.

To Top