Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Saul Alvarez pozitiv me doping, në dyshim sfida me Golovkin

Boksieri i famshëm meksikan i peshave të mesme Saul “Canelo” Alvarez bën me faj ushqimin për testin e dështuar të anti dopingut, që mund të vërë në rrezik zhvillimin e ndeshjes së madhe me boksierin kazak Gennady Golovkin. Fakt është që 27-vjecari nga Guadalajara rezultoi pozitiv ndaj një substance të ndaluar sic është klenbuteroli, megjithatë promotorët e tij e shfajësuan menjëherë Kanelon duke ia vënë fajin ushqimit. Gjithcka ndodhi pas një testi të kërkuar nga ai vetë, përpara rindeshjes me kampionin në fuqi të peshave të mesme Gennady Golovkin, një duel i shumëpritur që është programuar për t’u mbajtur më datë 5 maj në Shtetet e Bashkuara, në Nevada, në T-Mobile Arena, Paradise, i vlefshëm për gjithë brezat WBA, WBC, IBF dhe IBO. Në një deklaratë të nxjerrë nga “Golden Boy Promotions”, që është pikërisht firma e ish-boksierit të famshëm me të njëjtën nofkë Oscar De La Hoya, njëkohësisht edhe firma promocionale e boksit që mbron të drejtat e imazhit të Kanelos, e kujdeset gjithashtu edhe për karrierën dhe organizimin e ndeshjeve të boksierit meksikan thuhet se sasia e gjetur në analizat e kryera përkon me rastet e ngjashme që janë regjistruar kohët e fubndit si në Meksikë ashtu edhe në Kinë.

Pas testeve pozitive Saul Alvarez shpjegoi se e konsideron veten një boksier që e respekton sportin dhe ka mbetur vërtet shumë i befasuar nga situata e krijuar, pasi përballet për herë të parë në karrierë me dicka të tillë. Kanelo deklaroi se do t’i nënshtrohet cdo lloj testimi që do t’i kërkohet për të sqaruar gjithcka, me bindjen e plotë se e vërteta në fund do të triumfojë. Në krahun tjetër menaxheri i Golovkin Tom Loeffler rrëfeu se 3G që në fakt është nofka e 35-vjecarit nga Karagandi Gennady Gennadyevich Golovkin ka qenë gjithmonë i hapur ndaj testeve të tilla për të hequr cdo dyshim për grushtat e tij tepër të fortë, gjithsesi në fund Loeffler shtoi se si ai ashtu edhe boksieri kazak janë të interesuar që ndeshja të zhvillohet rregullisht. Klenbuteroli është një medikament që përdoret për të kuruar astmën, por gjithashtu edhe për formimin e muskujve apo dhe heqjen e dhjamit, prandaj edhe konsiderohet si substancë e ndaluar nga WADA, Agjencia Botërore e Antidopingut. Bob Bennett drejtori i Komisionit Sportiv të Nevadës deklaroi se do të hapet një hetim për të kuptuar se cfarë ka ndodhur dhe më pas do të vendoset nëse ndeshja e 5 majit do të zhvillohet apo jo, ndërkaq Daniel Eichner drejtori i laboratorit ku u kryen testet e Kanelos sqaroi se sasia e klenbuterolit që u gjet në anlaizat e meksikanit është në një nivel të tillë që justifikohet me marrjen e kësaj substance nëpërmjet ushqimit. Dueli ndërmjet tyre pritet me shumë interes, pasi më 16 shtator të vitit të kaluar po në Nevada përballja ndërmjet këtyre dy boksierëve u mbyll në barazim.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...