Serie A

Sarri takohet me De Laurentiis, ka optimizëm për rinovimin

Presidenti i Napolit dhe trajneri Mauzirio Sarri janë takuar sot për herë të parë, për të diskutuar të ardhmen e këtij të fundit, pas përfundimit të sezonit. Në shtëpinë e Sarrit, De Laurentiiis ka qenë i shoqëruar nga i vëllai dhe Drejtori Sportiv Giuntoli, ndërsa takimi ka zgjatur përreth dy orë.

Pas përfundimit të këtij takimi është filtruar optimizëm, pasi duket se palët janë shumë pranë një rinovimi për 3 sezonet e ardhshme. De Laurentiis i ka ofruar Sarrit një kontratë të re me një pagë bazë prej 3 milionë eurosh, që bashkë me bonuset pritet të kapë 4.5 milionë në sezon.

Natyrisht që kjo është mirëpritur nga tekniku italian, që për momentin nuk ka ndonjë joshje konkrete nga klube të mëdha europiane. Gjithashtu De Laurentiis i ka premtuar Sarrit se në rast rinovimi, do të përforcojë skuadrën me të paktën 4-5 elementë cilësorë, ndërkohë që do të mbajë grupin aktual.

To Top