Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Sarri: Ndeshja me City-n, ajo që vlen më pak

Maurizio Sarri i është përgjigjur me të njëjtën monedhë komplimentave të Pep Guardiolës, disa orë para sfidës mes Manchester City-t dhe Napolit, për Champions League.

“Pas Sacchit, Guardiola është trajneri tjetër që ka bërë revolucion në futbol. Të përballesh me skuadrat e tij, është një sensacion edhe më i madh sesa kur u përballëm me Real Madridit. Ata luajnë shumë lart dhe ushtrojnë presing të vazhdueshëm, ndaj është e vështirë t’i përballosh”, tha trajneri i Napolit.

Sarri theksoi se nuk ka përgatitur asnjë strategji të veçantë për të përballuar anglezët, ndërsa pranoi se ky është takimi që vlen më pak në këto momente.

“Mendoj se ky është takimi që vlen më pak në këto momente. Që në fillim e kisha menduar që anglezët mund t’i fitojnë të gjitha takimet, ndërsa kualifikimi ynë nuk varet aspak nga përballja me ta. Nuk kam përgatitur asnjë strategji të veçantë, sepse në këndvështrimin tim, aspekti taktik është një masturbim i mendjes. Djemve u kam kërkuar që të aplikojnë lojën që ne dimë të luajmë, ndonse e di që do të jetë e vështirë ta bëjmë këtë”, u shpreh Sarri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...