Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sarri: Luajtëm mirë, na mungoi vetëm goli

10 ditët e para të muajit dhjetor kanë rezultuar fatale për Napolin, që humbi kreun e renditjes, u eliminua nga Championsi dhe për të dytin takim radhazi në Serinë a dhe për më tepër në ‘San Paolo’, nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë. Pas humbjes 0-1 ndaj Juventusit, vjen menjëherë barazimi 0-0 me Fiorentinën, por ndryshe nga takimet e tjera, këtë herë trajnerit Sarri ka një këndvështrim shumë pozitiv.

“Luajtëm shumë mirë dhe qarkulluam topin shpejt. Dihet që Fiorentina është një kundërshtar i vështirë për këdo, pro ne ia dolëm ta dominojmë ndeshjen dhe të veprojmë si duhet edhe në repartin e mbrojtjes. E vetmja gjë që na mungoi në takimin e djeshëm, ishte goli që do të na jepte fitoren. Gjithsesi, jam i bindur që golat do të vijnë dhe bashkë me ta, edhe fitoret”, tha Sarri.

Trajneri napolitan u shpreh se ende nuk dihet nëse do ta ketë në dispozicion Insignen për javën e ardhshme, ndërsa iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve se pse Ounas nuk luan titullar.

“Nuk e di a do jetë Lorenzo për takimin e ardhshëm, sepse nuk duam të rrezikojmë për asnjë moment. Do të zbresë në fushë vetëm kur të jetë 100 % i rikuperuar, sepse nuk duam që të rrezikojë ndonjë dëmtim të gjatë. Ounas është një djalosh i ri, që po punon mirë. Për ta parë titullar duhet të keni pak durim. Douglas Costa erdhi nga Bayerni i Mynihut dhe Allegri filloi ta aktivizonte vetëm në muajin nëntor”, u shpreh Maurizio Sarri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...