Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sarri i zhgënjyer për largimin, por De Laurentiis mund ta mbajë “peng”

Maurizio Sarri ndihet i zhgënjyer. Nuk e priste një fund të tillë, kaq të hidhur të aventurës së nisur që në 2015-ën e që në të vërtetë rezutoi të ishte një eksperiencë mjaft e bukur në stolin e Napolit. Tashmë 59- vjeçari rezervon fjalë zhgënjimi dhe trishtimi.

”Nuk e meritoja të më likuidonin në këtë mënyrë”, mësohet t’ju jetë shprehur disa miqve të tij.

Tekniku toskan është i plagosur edhe nga sjellja e kolegëve të tij, por tashmë duhet të shohë përpara. Dy janë alternativat për të ardhmen e tij, të gjejë një klub që të jetë i gatshëm t’i paguajë klauzolën e largimit prej 8 milionë eurosh brenda datës 31 maj ose alternativa e dytë që presidenti De Laurentiis ta lirojë që këto ditë duke i paguar pënalitetin prej 500 mijë eurosh. Të dyja janë rrugë të vështira por Sarri shpreson. Gjithsesi rrisku për të mbëtur i bllokuar ekziston, me numrin 1 të të kaltërve që është i predispozuar për ti dhënë pagën prej 1 milionë e 400 mijë eurosh vetëm që të mos e shohë të angazhuar tek një klub tjetër. Sepse mesa duket përtej falenderimeve nëpër rrjetet sociale raporti i tyre është zhbërë totalisht.Gjithsesi për teknikun toskan nuk mungojnë pretendentët. Zeniti i Shën Petersburgut mbetet ende në pritje të përgjigjes së tij pas ofertës stratosferike që i ka bërë, por të gjithë treguesit flasin se Sarri kërkon Chelsean. Tabloidet angleze kanë bindjen se fundi i kësaj historie është ai me Sarrin në stolin e Bluve të Londrës, pas largimit të Contes. Sipas spekulimeve të fundit përfaqësuesi i teknikut italian në fund të javës pritet të shkojë në Londër për tu takuar me drejtuesit e Chelsea-it dhe për të diskutuar mbi detajet e marrëveshjes së mundshme. Skenarët për Sarrin mbeten të hapur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...