Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Santon: Spalletti ngjan me Mou-n, jemi në rrugën e duhur

Davide Santon ishte ‘i rikthyeri’ në formacionin e Interit, mbrëmjen e të dielës në sfidën me Atalantën. Mbrojtësi Italian u rikthye të luajë një ndeshje si titullar, pas thuajse një viti dhe gjatë kësaj kohe në shtëpinë zikaltër kanë ndodhur shumë ndryshime.

Santon tregon raportet e mira me Spallettin dhe punën e mirë që bëhet në ‘Pinetina’, ndërsa nuk ngurron të nxjerrë në pah ngjashmëritë mes trajnerit aktual të Interit dhe Jose Mourinhos.

“Më vjen mirë që u riktheva të luaj dhe për më tepër, në një moment mjaft të mirë. Jemi duke luajtur shumë mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të punojmë për t’u përmirësuar. Duket dora e Spallettit, pasi ka krijuar një ambient inkurajues edhe në dhomat e zhveshjes. Të gjithë ndihemi pjesë e projektit dhe të motivuar për të dhënë maksimumin në fushë. Mes tij dhe Mourinhos ka shumë ngjashmëri, por nuk dua të futem në detaje”, deklaroi Santon, që u lançua në futbollin profesionist pikërisht nga Jose Mourinho, kur ishte vetëm 18 vjeç.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...