Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sanchez te United, kritika për pagën e lartë

Arsenal's Chilean striker Alexis Sanchez celebrates scoring the second goal during the English Premier League football match between Arsenal and Sunderland at the Emirates Stadium in London on May 16, 2017. / AFP PHOTO / Adrian DENNIS / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read ADRIAN DENNIS/AFP/Getty Images)

Alexis Sanchez mbërriti në Carrington, qendërën stërvitore të Manchester United, për të kryer vizitat e zakonshme mjekësore. 29-vjeçari kilian fluturoi ditën e diel me një avion privat dhe u ul në aeroportin e Manchesterit, për të firmosur edhe detajet e fundit të marrëveshjes me “djajtë e kuq”, në lidhje me transferimin e tij nga klubi i Arsenalit, si dhe shkëmbimin me moshatarin e tij, armenin Henrikh Mkhitaryan.

Futbollisti i përfaqësueses së Kilit postoi në Instagram një video të vetën duke u ngjitur në bordin e avionit, përpara se të ulej në aeroportin e Mancesterit, ndërsa më pas Sanchez u fotografua në ndenjësen e prapme të një makine, teksa hynte në Carrington. Sulmuesi pritet të bëhet lojtari më i paguar te United dhe tabloidët britanikë kanë raportuar shumën marramendëse prej 450.000 stërlinash, e barabartë me një cek të majmë prej plot 510.000 eurosh në javë, sidoqoftë jo të gjithë janë shfaqur entuziastë për këtë kalim të Alexis Sanchez nga Arsenali te Manchester United.

Ish-asistenti i legjendës së klubit Sër Alex Ferguson për dy sezone dhe njëherazi ish-trajneri i përfaqësueses angleze, Steve McClaren ka paralajmëruar se rroga tepër e lartë javore e lojtarit më të ri të “red devils” do të prishë harmoninë në dhomat e zhveshjes të këtij ekipi. Asistenti i Fergit sezonin e “treble”-t të famshëm shtoi se çështja e pagës përbën një kërcënim serioz në futbollin modern, pasi problemet e vërteta sipas 56-vjeçarit nga Jorku fillojnë pikërisht në momentin kur njëri nga lojtarët paguhet shumë më tepër sesa gjithë futbollistët e tjerë të skuadrës.

McClaren mendon se sezonin e ardhshëm ose edicionin e vitit 2019, gjithë lojtarët e tjerë që mendojnë se janë në nivelin e Sanchez-it, do të bëjnë përpjekje për të përmirësuar kushtet në kontratat e tyre respektive. Gjithsesi McClaren që aktualisht punon si këshilltar në klubin izraelit Maccabi Tel Aviv, deklaroi gjithashtu në programin Live’s Sportsweek të Radios BBC 5, se çdo trajner do të bënte të pamundurën për të pasur në dispozicion një futbollist të kalibrit të Alexis Sanchez, që ka shënuar 80 gola gjithsej në 166 ndeshje me fanellën e Arsenalit në të gjithë kompeticionet.

Me sa duket Steve McClaren ka shumë të drejtë, pasi me të dëgjuar shifrat e çmendura të marrëveshjes me lojtarin kilian, Paul Pogba që u transferua nga Juventusi te Manchester United për shumën e 105 milionë eurove, i ka kërkuar menjëherë rritje page drejtuesve të “djajve të kuq”, në mënyrë që t’i dyfishohet rroga aktuale prej 200.000 stërlinash në javë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...