Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

San Giorgio fiton kampionatin, festë në Horën e Arbëreshëve(Video)

Festë në Horën e Arbëreshëve. Skuadra lokale e San Giorgio Piana-s, emër që i referohet heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, fitoi kampionatin pesë javë përpara mbylljes së sezonit.Gjeografikisht e pozicionuar në Siçili, ku përfaqëson komunitetin arbëresh që jeton aty prej më tepër se 500 vitesh, skuadra ka simbolet kombëtare, nga ngjyrat kuqezi të uniformës, te stema e klubit ku është shqiponja dykrenare.

Fitorja 2-1 përballë Real Menfi, me dygolëshin vendimtar të Di Franco, bëri që San Giorgio Piana të shkëputet 16 pikë nga ndjekësit më të afërt në renditje dhe të shkruajë faqen më të suksesshme në historinë sportive të klubit.Festa ishte e madhe, pavarësisht se skuadra luan në kategorinë e tetë, shkalla e parafundit e piramidës së futbollit italian. Në Palermo ekipi i San Giorgio Piana është kthyer në mënyrë për të përfaqësuar dhe identifikuar Horën e Arbëreshëve, komunitetin shqiptar që për më tepër se 5 shekuj ka ruajtur traditën dhe zakonet e të parëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...