Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Salah rrezikon pezullimin, Messi drejt Këpucës së Artë (Video)

Lionel Messi parakaloi dje Muhamed Salahun në renditjen e golshënuesve europianë dhe u shndërrua në pretendentin kryesor për të fituar Këpucën e Artë.

Lajmet që vijnë nga Anglia, konfirmojnë edhe më shumë këtë konstatim, pasi sulmuesi egjiptian i Liverpoolit rrezikon të pezullohet me dy javë nga Federata Angleze dhe të mos ketë më mundësi të vijojë garën.

Në ndeshjen e fundit ndaj Stoke Cityt, Salah pati një incident në fushë me mbrojtësin holandez Bruno Martins Indi, ndërsa pritet që Komisioni i Disiplinës të marrë në shqyrtim pamjet.

Nëse Salah pezullohet dy javë, atëherë sezoni për të në Premier League do të përfundojë, pasi edhe dy ndeshje kanë mbetur për t’u luajtur. Për më tepër, ky lajm do të inkurajonte edhe sulmuesin anglez të Tottenhamit, Harry Kane, që shpreson të fitojë garën me Salah, për Këpucën e Artë të Premier Leagues.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...