Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sadiku për Supersport: Me Panuccin ndihem mirë, sulmojmë më shumë

Bomberi i kombëtares, Armando Sadiku ishte i ftuari i Supersport, në një lidhje direkte, ku komentoi sfidën e fundit të Shqipërisë, të fituar 2-3 në Turqi.

“Unë jetoj për të shënuar, sepse kjo është puna ime në fushë. më vjen mirë që edhe dje shënova 2 gola dhe ndihmova skuadrën. Mund të kisha shënuar edhe të tretin, në rastin e golit të Grezdës, por kundërshtari më ndali me faull dhe aty përfitoi Erosi dhe shënoi”, tha Sadiku.

Armando Sadiku theksoi se me Panuccin skuadra shikon shumë më tepër nga sulmi, ndryshe nga periudha e de Biasit, ku përparësi kishte mbrojtja.

“Në kohën e De Biasit kujdeseshim shumë për fazën mbrojtëse, duke ia lënë rastësisë daljet në sulm, ndërsa me Panuccin ndodh krejt ndryshe. Ai është një trajner që kërkon një skuadër sulmuese dhe po na ndihmon shumë që të sulmojmë me vijimësi. tani Grezda dhe Roshi luajnë më afër meje dhe kemi mundësi të sulmojmë më me efikasitet”, tha bomberi Elbasanas.

Armando Sadiku u shpreh se është mjaft i lumtur me zgjedhjen për të luajtur te Legia e Warshavës, të cilën e cilësoi si skuadrën më të madhe në Poloni dhe tha se shumë shpejt do të vijnë edhe golat në kampionatin polak.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...