Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Përplasje e rëndë mes Sadikut dhe Diego Lopezit, Levante shkarkon trajnerin

Përplasje e frikshme e sulmuesit të përfaqësueses kuqezi Armando Sadiku me portierin Diego Lopez, në një duel ajror, pas të cilit 36-vjecari i Espanjolit përfundoi në spital. Për fat gjithçka shkoi mirë për të dy lojtarët, megjithëse si pasojë e asaj përplasjeje të fortë, si Sadiku ashtu edhe portieri veteran, u shtrënguan për të lënë përpara kohe fushën e lojës.

Levante – Espanjol ishte takimi që hapi ditën e diel në Primera Division, megjithatë 17.000 të pranishmit në Stadiumin ‘Ciudad de Valencia’, si dhe gjithë teleshikuesit që po ndiqnin këtë duel nëpërmjet ekranit, përjetuan momente paniku pas një përplasje të pafat që u regjistrua në fundin e pjesës së parë në zonën e Espanjolit. Në minutën e 40′, pas një krosimi nga krahu i djathtë, në tentativë për të devijuar topin, 26-vjeçari i përfaqësueses shqiptare goditi me kokë në mënyrë të pavullnetshme pikërisht portierin Diego Lopez, që u plandos përdhe pa ndjenja.

Ky incident u shoqërua nga momente paniku dhe për rrjedhojë gjyqtari Javier Alberola Rojas ndërpreu takimin, për t’i ardhur menjëherë në ndihmë të dy lojtarëve. Armando Sadiku mori mjekimin e nevojshëm dhe pavarësisht goditjes së fortë, sulmuesi i ri i Levantes luajti edhe pjesën e mbetur të pjesës së parë, me një fitil pambuku në flegrat e hundës. Në interval u kuptua qartë që Sadiku nuk ishte në gjendje për të vazhduar ndeshjen dhe më pas sulmuesi i klubit valencian shkoi në spitalin më të afërt, për t’iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme mjekësore.

Ai që e pësoi më rëndë ishte padyshim ish-portieri i Realit dhe Milanit, që mori një goditje shumë të fortë në kokë. Pas disa minutave për fat Diego Lopez u përmend dhe në vijim portieri galician la fushën i trullosur me barelë, përmes duartrokitjeve të shumta, për t’u transportuar më pas me urgjencë edhe ky drejt spitalit më të afërt, në Qendrën Spitalore La Fe, ku doktorët konfirmuan traumën kranike, me pasojë humbjen e ndjenjave. Në vend të Sadikut, në minutën e 46′ hyri në fushë ganezi Emmanuel Boateng, ndërsa veterani Diego Lopez u zëvendësua mes shtyllave pa u mbyllur fraksioni hapës, nga 23-vjeçari Pau Lopez.

Përsa i përket ndeshjes, vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 55-të falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Jose Luis Morales, sidoqoftë Levante dështoi për të ruajtur avantazhin, teksa pësoi pikërisht në minutën e parë shtesë nga sulmuesi brazilian Leo Baptistao, duke mbyllur gjithçka në barazim 1-1, rezultat që i kushtoi stolin trajnerit Juan Muniz, që kishte regjistruar vetëm 5 barazime dhe plot 10 humbje në 15 ndeshjet e fundit, pasi drejtuesit e Levantes i besuan skuadrën deri në përfundim të sezonit trajnerit të ekipit rezervë Paco Lopez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...