Miqesore

Rumunët e Sepsi Osk, kundërshtarët e tretë të Kamzës

Një skuadër e elitës së futbollit rumun për testin e tretë në mini-fazën përgatitore në Turqi. Kamza njoftoi se këtë të diel do të zbresë në fushë përballë Sepsi Osk, ekip që në këtë sezon, për herë të parë në histori po luan në Ligën e Parë në Rumani.Ndeshja do të zhvillohet pak pas mesditës në Antalia, ndërsa ajo cilësohet një provë shumë e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga trajneri Ndreu për pjesën e mbetur të kampionatit.

Sepsi Osk nuk është në formën më të mirë të mundshme, edhe sepse në kampionatin rumun renditet në vendin e parafundit dhe është një prej skuadrave më të rrezikuara për të rënë nga kategoria.Kjo është një mundësi e mirë për Kamzën që të regjistrojë edhe fitoren e parë në ndeshjet e luajtura në tokën turke, pas humbjes 4-1 në miqësoren e parë me Gençlerbirliği dhe humbjes minimale të pësuar në përballjen me një tjetër skuadër të Superligës turke, Alanyaspor.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.