Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Rummenigge konfirmon:E ardhmja e dyshes Robben-Ribery vendoset në pranverë

Merkatoja e janarit pritet të jetë acktive për Bayern Munich që është në kërkim të një alternative në sulm për Robert Leëandoëskin. Sandro Ëagner sulmuesi i Hoffenheim-it qëndron në pole-position për tu transferuar te kampionët e Gjermanisë gjatë këtij dimri megjithatë nuk mungojnë alterntivat e tjera. I intervistuar për merkaton e Bayernit, shefi ekzekutiv i bavarezëve Karl Heinz Rummenigge u ndal edhe te dyshja Robben-Ribery pasi të dy futbollistët janë në skandencë kontrate me klubin bavarez, pasi marrëveshjet aktuale u përfundojnë në verën e vitit 2018. Gjithsesi ekziston ende mundësia që holandezi dhe francezi të rinovojnë kontratat e tyre me Bayernin. I pyetur mbi këtë çështje, Rummenigge theksoi:”Janë dy futbollistë të cilët meritojnë shumë. E dimë çfarë ata kanë dhënë për këtë klub dhe i vlerësojmë jashtëzakonisht. Megjithatë nuk kemi vendosur ende sesi do të veprojmë. Do të flasim me të dy dhe do të marrim një vendim për të ardhmen e tyre në pranverë”, theksoi shefi ekzekutiv i Bayernit i cili konfirmoi edhe rikthimin në skuadër në verën e ardhshme të sulmuesit Serge Gnabry i cili për momentin po luan si i huazuar tek Hoffenheim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...