Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Rummenigge: Bayern-Dortmund, sa keq para Krishtlindjes!

Admistratori i Deleguar i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, nuk është aspak i kënaqur nga shorti i Kupës së Gjermanisë, që e vendosi ekipin bavarez përballë Borussias së Dortmundit në fazën e 1/8-ave. 62-vjecari e konsideron një finale të parakoshme dhe që do të luhet në periudhë intensive para Krishtlindjes.

“Një përplasje e tillë nuk duhej të vinte kaq shpejt. Në bazë të kalendarit, do të përplasemi para Kishtlindjes dhe askush nuk e dëshironte këtë. Zakonisht, Bayern-Dortmund është e fundit e kompeticionit, kështu ka ndodhur thuajse gjithmonë gjatë viteve të fundit.”

Në raundin paraardhës, Bayernit iu desh të eliminonte mes shumë vështirësish një tjetër skuadër të fortë të Bundesligës, pikërisht Liepzigun, pas goditjeve të 11-metërshave. Sfida e Kupës së Gjermanisë me “verdhezinjtë” do të luhet më 19 ose 20 dhjetor në “Allianz Arena”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...