Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrëfehet Conte: Ndonjëherë e urrej futbollin

Antonio Conte rrëfeu se jeton tërë kohës me futbollin dhe se shkëputet prej tij vetëm kur është duke fjetur. Trajneri italian i Chelsea-t u shpreh se për të qenë i suksesshëm i është dashur të sakrifikojë shumë nga jeta e tij personale dhe ajo familjare.

“Jetoj me futbollin tërë kohës. Fle vetëm 4-5 orë në 24 dhe sapo zgjohem filloj e mendoj sërish për futboll. Kjo më kushton shumë, sepse shpeshherë detyrohem të lë pas dore familjen dhe jetën personale, ndaj ndonjëherë e urrej futbollin”, u shpreh italiani gjatë marrjes së një çmimi nga kompania e modës ‘GQ’.

Antonio Conte është në sezonin e dytë të tij në Premier League, ndërsa mbrojtja e titullit kampion duket se nuk po shkon aspak mirë, sepse pas 8 javësh, Chelsea është plot 9 pikë larg City-t kryesues.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...