Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrëfehet Batistuta: Të jesh futbollist nuk është e lehtë, doja të prisja këmbët

Ish sulmuesi argjentinas, Gabriel Omar Batistuta ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka folur për karrierën e tij të lavdishme në futboll, por edhe për kombëtaren argjentinase. Batistuta rrëfeu vështirësitë e të qenit futbollist, ndërsa bëri edhe një sugjerim për trajnerin e kombëtares argjentinase, Jorge Sampaoli.

Karriera: Unë kam qenë lloji i lojtarit që jepja maksimumin sin ë stërvitje, edhe në fushë. Të jesh futbollist profesionist nuk është aspak e lehtë. Të gjithë i simpatizojnë Messin dhe Ronaldon, por askush nuk e di se sa sakrifikojnë ata, për të arritur në ato nivele. Njëherë i kam kërkuar mjekut të më presë këmbët, pasi doja të shpëtoja nga dhimbjet.

Kombëtarja argjentinase: Ka një ekip të mirë, mbushur me profesionistë seriozë dhe mund t triumfojë në Botëror. Icardi ka ‘marrë për dore’ Interin, Aguero po shënon shumë te City dhe Higuain është një lider te Juventusi, ndaj mendoj se të 3 duhet të jenë në Rusi. Pepita është një sulmues me mjaft eksperiencë dhe nuk mund të lihet jashtë këtij kompeticioni.

Mbrojtësit më të mirë: Nesta, Baresi, Maldini dhe Chamot, janë mbrojtësit më të vështirë, me të cilët jam përballur kur luaja futboll. Sot mendoj se më të mirët në këtë pozicion janë Ramos, Fazio, Godin, Mascherano, Pique, Varane, etj.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...