Futboll

Rrahmani dhe Çekiçi me trajner të ri te Dinamo e Zagrebit

Amir Rrahmani dhe Endri Çekiçi do të kenë një trajner të ri te Dinamo e Zagrebit. Edhe pse skuadra më e titulluar në Kroaci fitoi titullin kampion, drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërpresin marrëdhënien me trajnerin Nikola Jurcevic, duke emëruar në vend të tij Nenad Bjelican.

Nëse për ish-mbrojtësin e Partizanit, që përfaqëson Kosovën në rang kombëtaresh, nuk është se ndryshojnë shumë gjëra, nuk mund të thuhet e njëjta që për Endri Çekiçin, që rikthehet te Dinamo pas huazimit te Lokomotiva e Zagrebit.

Mesfushori 21-vjeçar shpreson që trajneri i ri ta ketë në planet e tij, që të vijojë karrierën te gjigantët e futbollit kroat. Mbetet për t’u parë nëse Bjelica do t’i besojë pogradecarit, apo do të vendosë që të huazohet sërish. Vetë futbollisti e ka pritur me optimizëm këtë ndryshim në stol, pasi dëshiron të ketë shanset e tij te Dinamo.

To Top