Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ronaldo vs Messi, cili do të jetë goleadori i 2017-ës?

Cristiano Ronaldo dhe Messi do të përballen me njëri-tjetrin këtë të shtunë në një El Clasico të veçantë, për ta mbyllur vitin si golashënuesit më të mirë. Është mjaft interesant fakti që gjatë 2017-ës dy “yjet” që kanë dominuar futbollin botëror në dekadën e fundit kanë realizuar nga 53 gola në të gjitha kompeticionet ku kanë marrë pjesë në rang klubesh dhe kombëtaresh, pra janë në ekulibër të plotë, edhe pse duhet pranuar që CR7 ka  luajtur një numër më të vogël ndeshjesh (59 me 63). Kjo e bën që të ketë një mesatare më të lartë golash për ndeshje, 0.90 përkundrejt 0.83 të argjentinasit.

Të njëjtën shifër golash në 2017-ën kanë arritur të shënpjnë Lewandowski i Bayernit dhe Cavani i PSG, por të dy këta këta sulmues nuk kanë më ndeshje për të zhvilluar në fund të këtij viti.

El Clasico do të jetë raundi final për duelin Ronaldo – Messi, mundësia e tyre e fundit për t’u nderuar si goleadori i vitit.

Cristiano nga 53 në total, 42 i ka shënuar me fanellën e Realit: 19 në La Liga, 19 në Champions, nga një në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës dhe dy në Botërorin e Klubeve. 11 golat e tjerë i ka realizuar me Portugalinë.

Messi, ndërkohë, nga 53 ka shënuar 49 me “blaugranat” dhe 4 me Argjentinën. La Ligan e mbylli me 39 finalizime, 5 në Kupën e Mbretit, 4 në Champions dhe një në Superkupën e Spanjës.

https://www.youtube.com/watch?v=a0vAVeW8w90

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...