Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ronaldo rigjen shkëlqimin, ka shënuar më shumë se sezonin e kaluar

Cristiano Ronaldo nuk e ka humbur shkëlqimin. Mund të duket e çuditshme, por ylli i Realit të Madridit deri më tani ka arritur të shënojë më shumë gola se sezonin e kaluar. Më tre golëshin e tij në ndeshjen ndaj Real Sociedad, portugezi ka arritur në total kuotën e 23 finalizimeve. 11 në La Liga,  9 në Champions League, 2 në Botërorin e klubeve dhe 1 në Superkupën e Spanjës.

Deri në javën e 22-të  të sezonit 2016-17 Cristiano numëronte 21 rrjeta. Në atë periudhë pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte arritur të ndalte topin në fundin e rrjetës 14 herë në kampionat, 2 herë në Champions, 1 në Kupë dhe 4 herë në Botërorin e klubeve dhe në fund të garës kishte arritur shifrën rekord të 42 golave.

Të dhënat tregojnë se sulmuesi është duke ruajtur të njëjtin ritëm përpara portës edhe pse situata në radhët e Los Blancos nuk është nga më të mirat. Të eleminuar nga Kupa e Mbretit dhe jashtë garës për titull kampion.

Situata jo mirë e klubit mbretëror të jep përshtypjen që gjëndja e Ronaldos nuk është në nivelet e sezoneve të kaluara, por statistikat e yllit portugez tregojnë të kundërtën.

Ndonëse Reali i Madridit nuk po shkëlqen për CR7-ën nuk mund të thuhet e njëjta e gjë. Lideri i klubit mbretëor qëndron sërish në majë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...