Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ronaldo refuzon rinovimin, do largohet në verë nga Reali i Madridit!

Pas një starti jo të lehtë këtë sezon me Realin e Madridit ylli i Los Blancos, Cristiano Ronaldo duket se tashmë ka dalë me letra të hapura duke refuzuar të nënshkruajë kontratën e re që do të zgjaste qëndrimin e tij në Bernabeu. Siç u përfol  para disa ditësh portugezi nuk kishte ndërmend ta firmoste kontratën e re, duke i qëndruar asaj aktuale e që përfundon në vitin 2021, por tashmë mësohet se kushtet e yllit 32-vjeçar kanë ndryshuar. Një Rondalo i nervozuar, siç raportojnë mediat spanjolle, i ka komunikuar presidentit Florentino Perez vendimin për t’u larguar nga klubi mbretëror që në fund të këtij sezoni, përkatësisht në 30 qershor, për një çmim të arsyeshëm siç ai vetë e ka cilësuar termin financiar. Arsye që ka ndikuar në vendimin e prere të yllit portugez duket të jetë fakti se ai nuk ndihet më i vlerësuar në ambientet e Santiago Bernabeut.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...