Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ronaldo, nata e fundit si numri 2?

Nesër do të zhvillohet ceremonia e famshme e dorëzimit të Topit të Artë, për futbollistin më të mirë të vitit 2017. Në listë janë 30 kandidatë, por gara finale do të zhvillohet mes yllit portugez të Realit, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Argjentinasi e ka fituar 5 herë trofeun më prestigjoz të vitit, për futbollistë, ndërsa portugezi renditet i dyti me 4 Topa të Artë. Gjithsesi, kjo mund të jetë nata e fundit si numri 2 për Ronaldon, pasi ai shikohet si futbollisti më i mundshëm për të triumfuar në ceremoninë e nesërme. Portugezi favorizohet nga triumfi në Champions League me Realin, kompeticion ku shënoi plot 18 gola, ndërsa në total shënoi 46 gola në ndeshjet zyrtare të këtij viti.

Nga ana tjetër, Messi pritet të ndajë fronin me Ronaldon, ndërkohë që duhet të punojë veçanërisht në kampionatin botëror, për të synuar triumfin personal vitin tjetër. Në listën e kandidatëve janë edhe Hazard, Neymar, De Bruyne, etj. , por duket se këta do të kenë shanse reale vetëm nga viti 2018 e në vazhdim.

Ceremonia e shpalljes së fituesit të Topit të Artë 2017 do të startojë në orën 20:00 dhe do të transmetohet live në Supersport 1, ndërsa do të pasqyrohen zhvillimet minutë pas minute, me foto dhe deklarata, edhe në supersport.al

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...