Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronaldo mund të kishte qenë i Liverpool-it!

Në vitin 2003 Cristiano Ronaldo mund të kishte qenë një futbollist i Liverpool-it, por “The Reds” në atë periudhë hoqën dorë nga portugezi vetëm për shkak të tavanit të pagave që kishte klubi. Prapaskena e bujshme është zbuluar nga ish trajneri i Liverpool Gerard Houllier. Në atë periudhë Liverpooli e ndoqi Cristianon në një turne miqësor me kombëtaren portugeze për 21-vjeçarët dhe ishte shumë pranë firmës me 4-herë fituesin e Topit të Artë, por  sipas ish trajnerit Houllier gjithçka u prish pasi 18-herë kampionët e Anglisë kishin një politikë pagash dhe nuk mund t’ia lejonin vetes të prishnin strukturën që kishin ndërtuar për të plotësuar kërkesat e Ronaldos, për më tepër që në të njëjtin rol kishin në skuadër një lojtar si Harry Kewell që në atë periudhë po tregonte një formë të shkëlqyer. Një vendim i gabuar ky i drejtuesve të Liverpool-it sepse më pas Ronaldo firmosi me Manchester United duke fituar shumë trofe me “Djajtë e Kuq” dhe duke u shndërruar një nga futbollistët më të mirë në Botë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...