Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ronaldo: E ardhmja ime vendoset për një javë, nuk është çështje parash

Cristiano Ronaldo i befasoi të gjithë me atë deklaratë të lëshuar menjëherë pas finales së Champions Leagues, të cilat tingëlluan si një lamtumirë ndaj madrilenëve.

Edhe më vonë, kur ishte më i qetë, portugezi pranoi se kishte qenë i sinqertë në ato që kishte thënë, duke theksuar se kjo mund të ketë qenë ndeshja e fundit e tij me Realin.

“Ndoshta nuk ishte momenti i duhur për ta dhënë këtë lajmërim, por e di që diçka do të ndodhë. Brenda 7 ditësh do të jap shpjegime mbi të ardhmen tim, për t’u përqendruar më pas te Botërori, me Portugalinë. Nuk është çështje parash, por një problem që vjen nga larg”, tha Ronaldo.

Portugezi gjithsesi nuk e fshehu gëzimin e faktit që prej shumë vitesh i shërben Realit, me të cilin ka arritur të fitojë shumë trofe, si personalë, ashtu edhe me klubin.

“Kam fituar 5 Champions dhe 5 Topa të Artë me këtë skuadër, duke u bërë pjesë e historisë edhe para kësaj nate. Nuk dua të prish këtë festë me shokët e skuadrës dhe tifozërinë, por as nuk mund ta mbaj të fshehtë. Nuk mund të garantoj se do të vijoj të qëndroj, por ajo që mund t’ju them është se paraja dhe lavdia nuk janë gjithçka”, deklaroi Ronaldo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...