Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Romela Begaj në histori, ar në shkëputje dhe argjend në dygarësh (Video)

Paraqitje historike e Romela Begajt në Botërorin e peshëngritjes, që po zhvillohet në Anaheim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në kategorinë deri 69 kg, shtangistja kuqezi fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes, duke i realizuar të trija provat me peshën përfundimtare 107 kg, ndërsa në shtytje ishte e pesta me 128 kg. Gjithsesi, në dygarësh me 235 kg, u rendit e dyta në botë, duke fituar medaljen e argjendtë. Një rezultat i jashtëzakonshëm për 31-vjeçaren shqiptare që shënon emrin me gërma të arta në historinë e peshëngritjes shqiptare si e vetmja që i ka dhuruar vendin medaljen e artë në Botëror.

Gara e Begajt në stilin e shkëputjes ishte perfekte. Në provën e parë ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane.

Më të njëjtin strategji nisi provën e saj edhe në dygarësh. Edhe pse fillimisht kishte deklaruar 130 kg, në tentativën e parë e uli në 125 kg, duke e realizuar me sukses. Në provën e dytë Begaj bëri mrekullinë duke ngritur 128 kg, por u pa qartë se problemi fizik që shfaqi në fund të provës së parë ishte rënduar. Tentoi 131 kg në provën përmbyllëse, por nuk ia doli. Pavarësisht se nuk ishte e saktë në të trija provat në shtytje, gara e Romelaj Begajt ishte e mrekullueshme.

Në kategorinë deri 85 kg për meshkuj Krenar Shoraj u rendit i gjashti me 145 kg në shkëputje, duke realizuar vetëm proven e parë, teksa dështoi në dy provat e tjera me 150 dhe 152 kg, ndërsa në shtytje nuk mori pjesë në konkurrim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...