Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma mohon ofertat nga Kina për Nainggolan

Orët e fundit është raportuar një ofertë mjaft e lartë për mesfushorin belg të Romës, Radja Nainggolan, nga skuadra kineze Guangzhou Evergrande, që drejtohet nga italiani Fabio Cannavaro.

Gjithsesi, drejtuesit e Romës e mohojnë një ofertë të tillë dhe pretendojnë se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga belgu, për më tepër tani, në këtë pjesë të sezonit.

“Nuk kemi asnjë ofertë zyrtare, as nga Kina dhe as nga ndonjë skuadër tjetër për Nainggolan. Gjithsesi, mund t’ju garantoj se nuk jemi të prirur të heqim dorë nga Radja, aq më tepër tani, që fillon pjesa më e rëndësishme e sezonit. Nuk presim të bëjmë ndryshime të shumta në këtë merkato, pasi mendojmë se kemi një grup të kompletuar. I vetmi që ndoshta mund të largohet, është Emerson Palmeiri, që ndiqet nga disa klube”, u shpreh Mario Monchi, Drejtori Sportriv i Romës.

Verdhekuqtë do të përballen në fundjavë me Interin, në një sfidë të vështirë, ku do të kërkojnë rikthimin te fitorja. Edhe Nainggolan e kaloi periudhën e pezullimit dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Di Francesco.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...