Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Roma-Liverpool, Strootman nuk ia del, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Romës i duhet të përjetojë një tjetër mbrëmje magjike në “Olimpico”, si ajo ndaj Barcelonës, për të përmbysur humbjen 5-2 ndaj Liverpoolit dhe për të ëndërruar në finalen e madhe të Kievit. Një mision thuasje i pamundur, duke patur parasysh karakterin e klubit anglez, por edhe problemet në fomacionin verdhekuq. Holandezi Kevin Strootman nuk ka mundur të riaftësohet plotësisht nga goditja që mori në brinjë në sfidën e vajtjes në “Anfield”, për rrjedhojë mbetet jashtë e në mesfushë do të aktivizohet Pellegrini përkrah De Rossit dhe Nainggolan, në mbështetje të tredhëmbëshit Schik-Dzeko-El Shaaraway.

Janë 23 futblollistët e grumbulluar nga Jurgen Klopp i Liverpoolit. Nuk ia dalin Gomez dhe Llallana, ndërsa Mane është në formë optimale dhe do të luajë në sulm në tredhëmbëshin mes Salah dhe Firminon.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...