Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani i Montellës luan ‘Champions-in’ ndaj Napolit

E e shtuna e Serisë A sjell në skenë edhe një tjetër përballje titanësh, atë mes Napolit dhe Milanit, në stadiumin ‘San Paolo’. Kjo do të jetë sfida numër 139 mes këtyre dy klubeve. Statistikat flasin për një bilanc më të mirë të kuqezinjve të cilët regjistrojnë 54 fitore, ndërsa Napoli ka fituar  40 dhe 44 sfida përfunduar në barazim.

Skuadra e Maurizio Sarrit, në 5 ndeshjet e fundit në kampionat ka dalë e pamposhtur ndaj “Djallit”, me 4 fitore dhe një barazim. Me kalimin e viteve, situata ka ndryshuar, pasi nuk është më Milani, që vjen si ekip favorit.

Napoli i këtyre viteve të fundit ka shfaqur një formë të shkëlqyer. Këtë sezon skuadra jugore ka një objektiv të qartë dhe të vetëm, titullin kampion. Përballë do të ketë Milanin. Euforia e fillim sezonit tek kuqezinjtë po venitet dhe bashkë me të edhe optimizmi për një kampionat të suksesshëm.

Misioni për të siguruar një biletë për në Champions Leage po vështirësohet, duke pasur parasysh faktin se shumë skuadra që ndodhen sipër tyre, kanë nisur arratinë. Kuqezinjtë, në dy transfertat e fundit në Seria A kanë arritur të fitojnë, ndërkohë që 3 suksese radhazi, ‘Djalli’ nuk i shijon që prej vitit 2012.

Arma më e fortë e Napolit të këtij sezoni është sulmi, ndërsa në kampin tjetër, është e vështirë të evidentosh një pikë të fortë, për një skuadër që ka luhatje të vazhdueshme.

Ekipi i Sarrit, në 12 javë kampionat vazhdon të mbetet i pamposhtur, e sigurisht që përballë Milanit do të tentojë të ruajë këtë bilanc, por edhe të rikthehet te fitorja, pas barazimit të dytë sezonal, në transfertën ndaj Chievos.

Sa i përket skuadrës së Montellës, i cili në rast humbjeje rrezikon stolin, 3 pikë janë shumë të rëndësishme, si për të ashtu dhe për Milanin, sepse vetëm fitorja do të rifuste kuqezinjtë në garë për një vend në Champions. Të dyja këto supersfida do të keni mundësi t’i ndiqni live në kanalet e Supersport, respektivisht në orën 18:00 dhe 20:45.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...