Serie A

Roma, klauzolë largimi dhe rritje page për portierin Allison

Roma nuk dëshiron të humbasë shërbimet e Allison Becker dhe për këtë mendon t’i vendosë një klauzolë të lartë largimi portierit. Klubi verdhekuq për të larguar interesin e disa klubeve si Liverpool dhe Real Madrid, që e kërkojnë prej kohësh 25-vjeçarin, synon t’ia vendosë 90 milionë euro çmimin e largimit “gardianit” brazilian. Kjo do të thotë që nga 1.5 mln Euro që përfiton aktualisht Allison, me kontratën e re të arkëtojë 5 milionë Euro.

 

To Top