Champions League

Roma kërkon të përmbysë Shaktharin, vetëm fitorja kualifikon United ndaj Sevillas

Champions League do të zbulojë sonte në mbrëmje edhe dy skuadra të tjera çerekfinaliste, që do të dalin nga çiftet Roma – Shakthar Donetsk dhe Sevilla – Manchester United, sfida që do të nisin në orën 20:45. Pritet të jenë dy përballje mjaft të luftuara, pasi rezultatet e ndeshjeve të para lanë gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit.

Në “Olimpico” Roma do të tentojë të përmbysë humbjen 2-1 në fushën e Shakhtarit, një kundërshtar me shumë eksperiencë në kompeticionet europine. Goli i talentit turk Cengiz Under në transfertën ukrainase mund të marrë vlerë të dyfishtë nëse Roma fiton qoftë minimalisht përballë publikut të saj. Trajneri Eusebio Di Francesco e ka grupin thuasje të plotë, pasi do të mungojë vetëm Pellegrini, i dëmtuar në gju. Në krahun tjetër, Shakthari mund të vuajë pezullimit e një lojtari me shumë eksperiencë si kroati Dario Srna.

Sfida tjetër luhet në “Old Trafford”, aty ku një ekspert si Mourinho pritet të hedhë në fushë një skuadër shumë të kujdesshme ndaj Sevillas, me qëllimin kryesor për të mos pësuar gol. Blind, Herrera, Jones, Pogba dhe Rojo janë mungesa të sigurta, ndërsa në dyshim për arsye fizike mbetet Ibrahimovic. Një provë e vështirë për Sevillan dhe trajnerin e saj Montella që vetëm fati ua mohoi fitoren në takimin e para dy javëve.

To Top