Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Roger Federer nuk njeh moshë, rikthehet në krye të renditjes

Roger Federer rikthehet në çatinë e botës, pas një mungese afërsisht 5-vjeçare, duke zbritur nga froni tenistin spanjoll Rafael Nadal. Kishte që nga 4 nëntori i vitit 2012, që mbreti i tenisit nuk kryesonte klasifikimin e përgjithshëm ATP, megjithatë pas qëndrimit në hije dhe ndenjes së gjatë poshtë tenistëve të tillë si Novak Djokoviç, Andy Murray e Rafael Nadal, dhimbjeve në shpinë, dëmtimit të vitit 2015, si dhe rrëshqitjes 13 muaj më parë deri në vendin e 17 në renditjen botërore, Roger Federer ia doli mbanë për t’u rikthyer me gjithë madhështinë e tij, madje duke grisur që të gjithë rekordet e mundshme të këtij sporti.

Pas triumfit në Australian Open, ku veterani zviceran koleksionoi titullin e 20 Slam në karrierë dhe të tretin përsa i përket kësaj kategorie në harkun e 12 muajve të fundit Roger e ngushtoi diferencën me Rafën në vetëm 155 pikë, e duke kuptuar situatën organizatorët e turneut të Roterdamit i ofruan menjëherë një “wild card”, ftesë në gjuhën e tenisit për të marrë pjesë në turneun e Roterdamit, ku për hir të së vërtetës Federer mungonte prej plot pesë vjetësh.

Në letër veteranit helvet i mjaftonin thjesht 180 pikë për të kaluar tenistin iberik në klasifikimin e përgjithshëm dhe pasi mposhti me radhë pa humbur set belgun Ruben Bemelmans dhe gjermanin Philipp Kohlschreiber, 36-vjeçarit nga Bazeli i nevojitej thjesht fitorja në fazën çerekfinale me holandezin Robin Haase.

Për habinë e të gjithëve Roger Federer i cili në Roterdam kishte fituar në vitet 2005 e 2012 humbi setin e parë, teksa u thye në servis pikërisht në game-n e 9, sidoqoftë kurioz është fakti që tenisti zviceran shpërdoroi plot 3 mundësi për break, kur kryesonte 0-40 me shërbimet e kundërshtarit, që në game-n e dytë të takimit.

Ky ishte seti i parë për numrin 42 të botës, në përballjet ndërmjet tyre, pasi Federer e kishte mundur Hasen pa shumë probleme si në Kupën Davis ashtu edhe në Rogers Cup, vitin e kaluar. Në vazhdim Roger mblodhi veten dhe përmbysi gjithçka duke fituar fillimisht në vetëm 19′ setin e dytë, set ku Haase mezi bëri 9 pikë bashkë, ndërsa në setin final Federer fluturoi menjëherë në avantazhin 4-0 për të mbyllur gjithë takimin me rezultatin 4-6, 6-1, 6-1.

Falë këtij rezultati duke filluar nga dita e hënë kur do të dalë edhe renditja e re botërore Roger Federer do të jetë zyrtarisht numri 1 në klasifikimin e përgjithshëm ATP, për të shijuar javën e tij të 303 në fronin mbretëror të këtij sporti, por mbi të gjitha në moshën 36,5 veterani helvet bëhet njëkohësisht edhe tenisti në moshë më të madhe që rrëmben numrin 1 të botës, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm, që mbahej nga tenisti i famshëm nga Shtetet e Bashkuara Andre Agasi dhe që ishte vendosur në 2003-in, në moshën 33 vjeç e 4 muaj.

Një privilegj gjithashtu edhe për vetë organizatorët e këtij turneu, për më tepër në një edicion jubilar siç është edicioni aktual, i 45-ti në histori, dhe në fund, jo më kot edhe drejtori i Roterdam Open, ish-tenisti i famshëm holandez Richard Krajicek rezervoi një ceremoni, ku Roger Federer mbajti fjalën e tij, duke u shfaqur si zakonisht tepër modest, mes admirimit, lotëve dhe duartrokitjeve të shumta të 15.800 spektatorëve të fushës qendrore, në një moment vërtet historik për gjithë sportin e tenisit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...