Kupa e Spanjes

Rikuperohet Coutinho, gati për debutimin

Philipe Coutinho dhe mbrojtësi kolumbian Yerri Mina janë dy risitë në listën e të grumbulluarve të trajnerit të Barcelonës Ernesto Valverde për  sfidën e kthimit çerekfinale të Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit, ku Barcelonës do t’i duhet të përmbysë humbjen minimale 1-0 të ndeshjes së parë. Coutinho blerja e madhe e Barcelonës në merkaton e dimrit e ka lënë pas dëmtimit dhe pritet të debutojë mbrëmjen e sotme në Camp Nou përpara tifozëve të Barçës edhe pse gjasat janë që braziliani ta nisë ndeshjen nga stoli dhe të aktivizohet në pjesën e dytë. Valverde ka grumbulluar edhe Aleix Vidal ndërkohë që mbetet jashtë Deulofeu që vazhdon të jetë në qëndër të merkatos.

To Top