Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Rikuperohet Berisha, Panucci përzien kartat

Lajmi i mirë i kampit kuqezi është rikthimi në dispozicion të plotë i Etrit Berishës. Portieri i Atalantës ka kryer në ditën e pestë të përgatitjeve seancën e parë të plotë me skuadrën paradite duke marrë gjithë ngarkesën e duhur pasi disa ditë ishte stërvitur veçmas për shkak të një dëmtimi muskulor. Berisha gati për testin me Norvegjinë, mbetet për t’u parë nëse do të ndryshojë mendje Panucci na balotazhin mes tij dhe Strakoshën, me trajnerin e Kombëtares që deri tani është shfaqur i orientuar për t’i dhënë vendin e titullarit portierit të Lazios. Tekniku italian ndërkohë në stërvitjen e parë të së premtes, ka përzier në një farë mënyre kartat edhe për sa i përket formacionit. Nëse një ditë më parë në ndeshjen e kontrollit ku hyrja ishte e lirë për mediat tekniku vuri në krahun e titullarëve formacionin me Hysajn, Mavrajn, Gjimshitin e Lenjanin në mbrojtje, Ramadanin, përkrah Xhakës e Qakës në mesfushë dhe me Balajn me Roshin e Grezdën përpara, këtë herë Panuci ju ka dhuruar jelekët e gjelbër 11 futbollistëve, pikërisht Mavrajt, Gjimshitit, Ajetit, Hysajt, Xhakës, Gavazajt, Qakës,Alijit, Bujar Likës e Grezdës si dhe Sadikut. Natyrisht që nuk mund të flitet për një formacion titullar, por mund të konsiderohet si një indikacion se trajneri mund të ketë ende dyshime për sa i përket formacionit me lojtarë të caktuar që mbeten ende në balotazh në role të ndryshme. Do të luhet të hënën, dhe natyrisht që trajneri ka ende jo pak kohë për të fiksuar 11-shen titullare, ku bie në sy se janë 3 futbollistë në garë për dy vende në qendër të mbrojtjes, pikërisht Ajeti Mavraj dhe Gjimshiti ndërkohë që në konsideratë janë edhe lojtarë si Aliji, Gavazaj apo Lika, ndërsa Sadiku mund të parakalojë Balajn. Gjatë seancës së fundit Panuci është shfaqur vecanërisht i kujdesëshëm në komunikimin me lojtarët e rinj si Qaka, Ramadani apo të tjerët e afruar kohët e fundit në kombëtare, një domosdoshmëri për ti integruar sa më shpejt me grupin, por edhe një përforcim i bindjes se ndaj Norvegjisë priten risi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...