Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rikthime të bujshme por edhe mungesa me peshë, Bushi publikon listën

Rikthime të bujshme në përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë për sfidat kualifikuese ndaj Sllovakisë, më 23 mars  ndeshje që do të zhvillohet në kryeqytet në stadiumin Selman Stërmasi dhe 4 ditë më vonë në transfertë. Trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur për takimin e rradhës por ndërkohë ka bërë publike edhe listën prej 25 emrash. Bie në sy padiskutim rikthimi te Shpresat i dy sulmuesve, futbollistit të Granadas në Segunda Division në Spanjë, Rey Manaj dhe Taulant Seferit i cili e ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe për të rifituar formën optimale, Young Boys klubi që zotëron kartonin e tij në muajin janar e huazoi te Ëohlen në kategorinë e dytë në Zvicër. Janë plotë 8 lojtarë të grumbulluar nga kampionati shqiptar, ndërsa  pjesë e listës është edhe mesfushori i të rinjëve të Interit Armand Rada i cili pasi ka luajtur disa takime me përfaqësuesen U-19 mund të debutojë me 21-vjeçarët. Në këtë ndeshje do të ndihen mungesat e Abazajt dhe Ramadanit të cilët janë bërë pjesë e kombëtares së madhe por edhe Fiorin Durmishaj ka mbetur jashtë, megjithatë nuk mungojnë lojtarët e rëndësishëm. Falë formës së mirë që kanë treguar Laçin në këtë sezon, Bushi ka grumbulluar dyshen e kurbinasve Fangaj-Kallaku ndërsa është rikthyer edhe Jurgen Bardhi i Partizanit. Lista e plotë është si më poshtë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...