Te Tjera

Rikthehet Tiger Woods, merr pjesë në “Hero World Challenge”, më 30 nëntor

Tiger Woods do të rikthehet në kompeticionet zyrtare të golfit, pikërisht më 30 nëntor në “Hero World Challenge”, pas një përiudhe nëntëmujore riaftësimi nga dëmtimi i fundit. Bëhet fjalë për një turne jozyrtar, i organizuar për bamirësi pikërisht nga 41-vjecari. 14-herë kampioni i turneve madhorë për herë të fundit ka marrë pjesë në “Dubai Desert Classic” në muajin shkurt të këtij viti, ku dhe pati probleme ne shpinë.

Kujtojmë se në muajin maj Woods u arrestua nga Policia e Miamit, në Florida, pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të papërshtatshme. Analizat treguan se kampioni i golfit kishte përdoruar në mënyrë të pakontrolluar ilace kundër stresit dhe pagjumësisë. Ai u dënua një vit liri me kusht, si dhe u detyrua të paguante shpenzimet e gjyqit. Sipas këtij vendimi, Tiger Woods nuk duhet të përdorë apo posedojë alkool apo droga të ndaluara, ndërsa ilacet duhet t’i marrë vetëm me firmës e përfaqësuesit zytar, që survejon lirinë e tij me kusht.

To Top