Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Rikthehet Serena Williams, merr pjesë në turneun e Abu Dhabit

Më pak se 4 muaj pas lindjes së vajzës së saj, Alexis Olympia Ohanian, Serena Williams i rikthehet fushave të lojës, teksa “mbretëresha” e tenisit për femra do të marrë pjesë në turneun e ekzibicionit që do të mbahet në fund të vitit në Abu Dhabi. 36-vjeçarja nga Shtetet e Bashkuara, e cila numëron 23 tituj Slam në karrierë, është shprehur entuziaste për rikthimin e saj, për më tepër veterania amerikane mungonte prej plot 11 muajsh, që nga trofeu i fituar në Australian Open, ku mundi në vetëm dy sete motrën e saj të madhe Venus.

Muajin e kaluar, trajneri Patrick Mouratoglou deklaroi se nuk ishte vendosur asgjë në lidhje me një vendim të mundshëm për të marrë pjesë ose jo në Melbourne Park, në turneun e parë të Grand Slam-it, përsa i përket vitit 2018, megjithëse drejtori i aktivitetit të parë të rëndësishëm të sezonit, Craig Tilley më herët kishte shprehur bindjen se Serena do të udhëtonte drejt Australisë për të mbrojtur trofeun e fituar që në muajin e parë të vitit, kompeticion që në edicionin e ri do të startojë, më datë 15 janar.

Për shkak të tërheqjes së përkohshme, Serena Williams aktualisht ka rrëshqitur në vendin e 22-të në klasifikimin e përgjithshëm botëror WTA, megjithatë për shkak të pozicionit është e kuptueshme që motra e vogël Williams nuk ka nevojë për “Wild card”, për të marrë pjesë në Australian Open, kështu që do të hyjë direkt dhe pa ftesë. Kthimi i Serenës gjithsesi pritet të mos i jetë i lehtë, pasi në Emiratet e Bashkuara Arabe, në takimin hapës, veterania amerikane do të masë forcat me numri 7 të botës, 20-vjeçaren nga Letonia, Jelena Ostapenko, që është njëherësh edhe kampionia në fuqi në Roland Garros.

Padyshim që një ndeshje e tillë përbën testin më të mirë për të parë formën e vërtetë të kampiones së padiskutueshme amerikane, që në Australian Open ka rastin për të barazuar të madhen Margaret Court me 24 tituj Slam. Turneu Mubadala World Tennis Championship është një turne i përvitshëm ekzibicioni që zhvillohet në Abu Dhabi. Edicioni i sivjetshëm që do të mbahet nga data 28-30 dhjetor është i 10-i dhe tenistja fituese përfiton një çek prej çerek milioni dollarësh, ndërkaq te meshkujt, për shkak të problemeve fizike do të mungojnë emra të rëndësishëm si Rafael Nadal, Milos Raoniç dhe Stan Wawrinka.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...