Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Rikthehet Flamurtari, fitore me aromë kualifikimi në Korçë

Flamurtari i ka dhënë fund ‘agjërimit’ me fitoret, teksa është rikthyer ndoshta në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Danilo Alves i ka dhënë fitoren vlonjatëve në Korçë, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Skënderbeut.

Pavarësisht hapjes së portave të stadiumit, duhet thënë se tifozëria korçare nuk ishte aq e shumtë sa pritej në numër, për të mbështetur skuadrën e saj.
Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me Skënderbeun që ishte më kërkues, por pa kërcënuar rrezikshëm portën e vlonjatëve. Momenti më i diskutueshëm i këtij 45-minutëshi është një 11-metërsh i vërshëllyer nga Jorgji për Skënderbeun.

James futet në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti thuajse të papërfillshëm me Sidibe, por gjyqtari kryesor e vlerëson si penallti, duke shkaktuar protesta të shumta të futbollistëve të Flamurtarit. Ekzekutimin e merr përsipër Gjergji Muzaka, që mbante edhe shiritin e kapitenit sot, por goditja e tij pritet bukur nga Nurkoviç, ndërsa topin e kthyer mesfushori tiranas e dërgon mbi kuadrat.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, ndërsa këtë herë rastin më të mirë të shënimit e pati Flamurtari, kur pas një aksioni, futbollisti i afruar me bujë në janar, Muarem Muarem e pa veten i vetëm me portierin, por gaboi në gjuajtje, duke e çuar topin jashtë.

Gjithsesi, vlonjatët gjetën avantazhin në minutën e 82-të, kur pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, Danilo Alves kërcen më shumë se të gjithë dhe dërgon topin në rrjetën e portës së Teqjas.

Minutat e mbetura nuk prodhuan ndryshim rezultati, pavarësisht përpjekjeve të vendasve, ndërsa kjo humbje konfirmon se pezullimi ka lënë pasoja te korçarët.

Mbyllet 0-0 në Laç, kualifikimi vendoset në “Zeqir Ymeri”

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...