Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rikthehet Ademir Souza, firmos me Laçin

Ademir Souza rikthehet në Shqipëri. Mbrojtësi brazilian ka firmosur për skuadrën e Lacit dhe vetë futbollisti ka postuar një foto në instagramin e tij teksa lajmëronte udhëtimin për në Shqipëri. 31 vjecari do të jetë pjesë e kurbinasve në sezonin e ri, sic kishte paralajmëruar pak ditë më parë dhe Sport Neës, me Lacin që kërkon të shtojë një element me vlera në sezonin e ri. Ademir në sezonin e fundit luajti me skuadrën e Jacobinës në Brazil, ndërsa ka qenë dhe më parë pjesë e Lacit, me të cilin realizoi dhe një gol në mars të 2016-tës ndaj Teutës. Me Afrimin e Ademir, Laci përforcon dhe repartin e mbrojtjes dhe tani mund të ndihet i sigurtë pas. Ademir kujtojmë që ka luajtur dhe me skuadrën e Skënderbeut më parë në Superiore, ndaj futbolli shqiptar është një ambjent që ai e njeh shumë mirë. Afrimi i Ademirit ishte një këmbngulje e drejtuesve të Lacit, që dëshironin të kishin një mbrojtës me përvojë për sezonin e ri.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...