Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ricciardo: Do të doja të garoja krah Hamiltonit

Daniel Ricciardo dëshiron të ketë në skuadër kampionin në fuqi të botës Lewis Hamilton. Në Formulën 1 të ditëve të sotme, diferencën më shumë se sa faktori njerëzor, e bën pikërisht makina, kështu që është e vështirë që pilotët të ndahen në të fortë dhe të dobët, megjithatë 28-vjeçari australian mendon se të kesh partner brenda skuadrës një pilot të fortë është diçka që të ndihmon vërtet shumë, për të përmbushur ëndrrën për të fituar titullin botëror.

Kontrata e pilotit me origjinë siçiliane me ekipin Red Bull, mbyllet në fund të vitit 2018 dhe Ricciardo nuk e ka fshehur aspak dëshirën për të vlerësuar alternativat e tjera, përpara se të rinovojë me skuadrën austriake. Ricciardo u fut në botën e Formulës 1 nëpërmjet programit të të rinjve të ekipit Red Bull Racing dhe sezoni që bëhet gati për të startuar, do të jetë i pesti për 28-vjeçarin nga Perthi në radhët e skuadrës me qendër në Milton Keynes, në Mbretërinë e Bashkuar, gjithsesi piloti australian po bën çmos për të gjetur një ekip me të cilin të jetë në gjendje për t’u shpallur kampion bote.

Duke folur për “Racer”, Ricciardo deklaroi se do t’i pëlqente shumë që të kishte për shok skuadre 4 herë kampionin e botës, Lewis Hamilton dhe njëkohësisht ta mundte pilotin britanik. Sipas pilotit me origjinë italiane, shumë vetë do ta konsideronin këtë si një gënjeshtër të madhe, por ai shtoi se ëndrra e tij është pikërisht për të pasur një pilot shumë të shpejtë në skuadër, pasi një gjë e tillë do të bënte që ai vetë të jepte maksimumin, por gjithashtu do të mundësonte duele të vërteta në pistë.

Lewis Hamilton është nën kontratë me ekipin Mercedes deri në përfundim të këtij sezoni, megjithëse drejtuesi më i lartë i skuadrës gjermane Toto Wolff më herët ka deklaruar se rinovimi me pilotin britanik është thjesht çështje kohe. Daniel Ricciardo konsiderohet si një ndër pilotët më të mirë në qarkullim, madje sezonin e fundit të qëndrimit të Sebastian Vettel në gjirin e skuadrës austriake, Ricciardo e mbylli kampionatin e vitit 2014 në vendin e tretë, me plot 71 pikë më tepër se piloti i famshëm gjerman, që për hir të së vërtetës, pas vitit 2013 nuk ka fituar më asnjë titull, ndërsa përsa i përket vitit që shkoi Ricciardo e mbylli kampionatin në pozicionin e 5-të, në kuotën e 200 pikëve, me 9 podiume gjithsej, ku spikat padyshim triumfi në fund të muajit qershor në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...