Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rezultoi një dështim, Kukësi largon sulmuesin azer Aliyev

717 minuta të luajtura në 13 ndeshje, ndër të cilat vetëm 7 si titullar, dhe vetëm 3 gola të shënuar. Shifra aspak bindëse për dikë që paguhet rreth 9 mijë dollarë në muaj. Rauf Aliyev ndan rrugët me Kukësin. Sulmuesi nga Azerbajxhani ka ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën me kampionët, ku nuk pati impaktin e dëshiruar si një ndër blerjet më të rëndësihme të verës. Shumë e rëndë trashëgimia e Pero Pejic për futbollistin 29-vjeçar. Ajo mes tij dhe Kukësit ishte një dashuri që kurrë nuk shpërtheu, ndoshta edhe për shkak të mungesës së komunikimit, faktor i rëndësishëm për Aliyev, që fliste vetëm turqisht dhe e kishte të vështirë të merrej vesh me të gjithë në skuadër. Sulmuesi azer e pati të vështirë përshtatjen dhe dalëngadalë kaloi në plan të dytë për Milinkovicin, duke humbur statusin e titullarit e duke u parakaluar në hierarki nga Guri, që mund të bashkëjetonte më mirë në fushë me Elis Bakajn, kryegolashënuesin e skuadrës. Me ndërprerjen e kontratës me Aliyev Kukësi kursen një shumë të cilën tani mund ta përdorë për të ndërhyrë në merkaton e janarit. Kampionët në fuqi pritet të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme, duke parë dhe ecurinë e pakënaqshme deri në këtë fazë të kampionatit. Aliyev është i treti lojtar i huaj që ndërpret kontratën me Kukësin deri më tani pas largimeve të mbrojtësit spanjoll Albert Serran dhe mesfushorit nga Izraeli Siraj Naser.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...