Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Revolucion në mbrojtjen e Vllaznisë, shpëton vetëm Ruqi

Përforcimi i mbrojtjes ishte objektivi kryesor i trajnerit Ernest Gjoka në merkaton e Janarit. Dëshirat e drejtuesit të stolit u plotësuan, ndërsa gjatë fazës përgatitore në Ulqin te Vllaznia nisi revolucioni në repartin difensiv.

Kjo u konfirmua në miqësoren e të premtes që kaloi përballë Tërbunit, që ishte edhe testi gjeneral i skuadrës përpara rifillimit të kampionatit. 3 blerjet e reja, Malota, Berisha dhe Mersini ishin titullarë, ndërsa përkrah tyre ishte edhe Samet Ruqi.

Edhe 22-vjeçari është pjesë e revolucionit, pasi gjatë këtij kampionati ka luajtur vetëm 3 ndeshje në formacion, të gjithë në javët e fundit të Dhjetorit të kaluar. Nga një zëvendësues në titullar, Ruqi do të luftojë për vendin e tij në ekip me Pjeshkën, që nuk luajti si masë parandaluese për shkak të një dëmtimi të lehtë.

Alternativa në mbrojtje mbeten edhe Marku, Gocaj e Gurishta, duke bërë që reparti të ketë rivalitet dhe të cilësohet i kompletuar. Këtyre u shtohet edhe Nuredin Orelesi që mund të përdoret si “xhol” në mbrojtje dhe mesfushë, aty ku është pozicioni i tij natyral.

Optimizëm i rikthyer përpara ndeshjes së javës së 17-të të Kategorisë Superiore, ku të premten e ardhshme në orën 17:00 Vllaznia do të presë në shtëpi Kukësin. E pavarësisht se sulmi nuk shkëlqeu në miqësoren e fundit, ndaj një rivali modest si Tërbuni, kualitete si Lika, Çinari, Vucaj e Sukaj ofrojnë garanci për një ecuri ndryshe në gjysmën e dytë të sezonit.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...