Ligue 1

Replika në distancë mes Thiago Silvës dhe Pastores

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva ka kritikuar publikisht vonesën në grumbullim të Edison Cavanit dhe Javier Pastores. Qendërmbrojtësi brazilian ka thënë se ky është një veprim mjaft i gabuar, që nuk i shërben aspak skuadrës në këto momente.

“Jemi në një moment mjaft delikat për të ardhmen e sezonit dhe veprime të tilla si ajo e Pastores dhe Cavanit, nuk nderon as ata, por nuk i shërben as atmosferës në ekip. Pastore dëshiron të largohet dhe këtë e ka diskutuar edhe me klubin, por nuk kanë gjetur akordin, ndërsa për Cavanin ndryshon situate”, u shpreh Thiago Silva.

Por e menjëhershme ka qenë edhe replika në distancë e Javier Pastores, që ka përgënjeshtruar kapitenin dhe është shprehur se dëshiron të mbyllë karrierën te PSG-ja.

“Nuk kam folur asnjëherë me Thiago Silvën për problemet e mia, sepse kjo nuk është në natyrën time. Arsyet e vonesës time në grumbullim, kapiteni nuk i di, ndërsa sa i përket largimit, mund të them se jam mjaft i lumtur në Paris, sa do doja të mbyllja këtu karrierën”, u shpreh fantazisti argjentinas, që kërkohet në këtë merkato nga Interi.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.