Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Renditja e FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova fitojnë nga 1 pozicion

Shqipëria ngjit një shkallë në klasifikimin e FIFA-s për muajin mars, pak ditë para miqësores me Norvegjinë, Shqipëria renditet aktualisht ne vendin e 58-të, lëvizje që vjen pavarësisht faktit se Kombëtarja Kuqezi nuk ka luajtur asnjë ndeshje gjatë këtij harku kohor, ndërkohë që pritet që një ndikim në renditjen botërore të ketë testi i “Elbasan Arenës” me Norvegjinë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me përfaqësuesen e Kosovës, që ngjit një shkallë në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 176-të për muajin mars vetëm pak ditë pas prezantimit të trajnerit të ri Bernard Challandes, që do të debutojë në ndeshjet miqësore të fundmarsit me Madagaskarin dhe Burkina Fason.

Me futbollin e kombëtareve që do të rinisë aktivitetin pikërisht në javët e ardhshme klasifikimi i fundit i FIFA-s reflekton qetësinë e periudhës së pauzës, pasi vetëm 2 ndeshje miqësore të luajtura në mars kanë ndikuar tabelën e këtij muaji, ku mbetet e pandryshuar pesëshja e parë e klasifikimit, me Gjermaninë në vendin e parë, të ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Belgjika.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...