Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Renato Sanchez dështon edhe në Premier League

Golden Boy i vitit 2016, mesfushori portugez Renato Sanchez u transferuar me bujë te Bayerni i Mynihyt, por pas një sezoni e pa veten jashtë planeve të Ancelottit. Bavarezët vendosën ta huazojnë për një sezon te anglezët e Swansea, me qëllim që djaloshi të gjejë minutazhin e nevojshëm, por duket se as aventura në Premier League nuk ka shkuar si duhet për Sanchez.

20-vjeçari portugez ka vuajtur shumë ambientimin në kampionatin anglez dhe ka luajtur shumë pak te Swansea, çka ka bërë që drejtuesit e klubit t’i kërkojnë Bayernit ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes së huazimit.

Renato Sanchez nuk mund të luajë në asnjë klub tjetër përveç Bayernit në 6 muajt e ardhshëm, çka bën që të bjerë poshtë mundësia e një huazimi në një tjetër klub. Por edhe rikthimi në Bavari nuk është shumë i favorshëm për djaloshin, që synon sa më shumë minuta, për të fituar një vend në botërorin ‘Rusi 2018’.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...